Ëmbëlsirë me Fruta Mali

Përbërësit e pandispanjës:

Përbërësit për kremin

Dekori:

Përgaditja:

Në një enë të thellë i shtojmë të gjithë përbërësit e lëngshëm duke përfshirë edhe vezët dhe i përziejmë mirë. Pasi të përzihen i shtojmë miellin dhe pluhurin për pjekje dhe i tundim derisa të krijohet një masë homogjene. Përzierjen e pjekim në temperaturë 180 gradë C për 30-40 min. Pasi të piqet pandispanja, e lejmë të ftohet plotësisht dhe e ndajmë në dy copë për të krijuar nivele. Në anën tjetër në një tenxhere vendosim qumështin dhe e lejmë të vloj. Në të shtojmë përzirjen e sheqerit dhe pudingut, duke i përzier vazhdimisht derisa masa të trashet. Pudingu duhet ftohur dhe pasiqë ta arrij ftohjen e duhur i shtojmë ajkën e tundur duke e përzier ngadalë.

Pasiqë të gjithë përbërësit të jenë gati, fillojmë renditjen e ëmbëlsirës. Marrim shtresën e parë të pandispanjës dhe e lyejmë me marmelatë të dredhzës dhe përsipër vendosim gjysmën e kremit të përgatitur. Për nivelin e dytë e përsërimin këtë proces por së pari mbi pandispanjë vendosim kremin e mbetur e pastaj marmelatën. Për fund, ëmbëlsirën e dekorojmë me fruta të freskëta mali.

Back