-
Historiku
Devolli Group, me seli në Pejë, ka filluar të përpunojë qumështin VITA më 19 nëntor 2003. Qumështi VITA është rezultat i bashkëpunimit frytdhënës disavjeçar mes Devolli Group dhe firmës multinacionale Tetra Pak. VITA është qumështi i parë, në Kosovë, i përpunuar me teknologjinë më moderne UHT (në temperaturë ultra të lartë) dhe i paketuar me ambalazhin e Tetra Pakut.
Duke kaluar përmes sistemit UHT, qumështi ruan për një kohë të gjatë freskinë dhe ushqyeshmërinë, për të cilat VITA është tashmë e njohur gjithandej.
-
Procesi i përpunimit
Gjatë tërë procesit të përpunimit, që nga mjelja e deri te paketimi, qumështi asnjëherë nuk bie në kontakt me dorën e njeriut.
Qumështi VITA përpunohet dhe paketohet në qumështoren VITA. Ky qumësht është i sterilizuar dhe homogjenizuar me yndyrë qumështi prej 3.2 %, 1.6 % dhe 0.5 %
-
Objektiva
Objektiv i Devolli Group është që t’i vetëdijësojë konsumatorët për përfitimet që sjell konsumimi i qumështit jetëgjatë, të prodhuar me teknologji moderne të vetë kompanisë në bashkëpunim me Tetra Pakun.
-
Prodhimtaria
Prodhimtaria e fabrikës së produkteve të qumështit ka një kapacitet prej 12,000 litrave të qumështit UHT për orë.